Messi: Kam vuajtur për botërorin

02/08/2010 17:45

“Kam vuajtur shumë për mënyrën se si na shkoi botërori, duke pasur parasysh se prisja më shumë. Por tani e kam marrë veten dhe mendoj vetëm për Barcelonën”.

Deklarata është bërë nga ylli argjentinas Leo Messi, i cili sapo ka zbarkuar në Korenë e Jugut.

“Të fitojmë gjithcka nuk do të jetë e lehtë, por kemi një grup të shkëlqyer që mezi pret të rifillojë të luajë. Shokët tanë që dolën kampionë bote e kanë moralin lartë”, është shprehur “pleshti”.

Më tej sulmuesi fantazist ka komentuar edhe ardhjen e Mourinho në krye të Real Madrid, duke deklaruar se ai nuk përbën një motivim shtesë. “Motivimi nuk na ka munguar”, ka shtuar argjentinasi.

Top Channel