Francë, Ribery e Benzema larg kombëtares

02/08/2010 17:40

Pavarësisht qëndrimit të trajnerit të Francës, Laurent Blanc, qeveria e Parisit vazhdon t’i thotë “jo” thirrjes në kombëtare të Ribery dhe Benzema.

“Jam e bindur që janë të pafajshëm, por në gjëndjen aktuale ata mund të vënë në vështirësi hipotezën që persona nën hetim të thirren në skuadër”, ka deklaruar ministrja e Sporteve, Roselyne Bachelot.

Ribery dhe Benzema akuzohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me prostitutën Zahia D., e cila në atë kohë ishte minorene.

Top Channel