Digjet makina, frikë për Anderson

02/08/2010 11:55

Aksident i rëndë rrugor për brazilianin Anderson të Manchester United. Sipas “Daily Mail”, mesfushori është dëmtuar gjatë një përplasjeje të fortë që ka ndodhur në mëngjesin e së shtunës në qytetin e Bragës, në Portugali.

Braziliani pas aksidentit ka kaluar disa orë në spital.

Sipas disa dëshmitarëve, Anderson është nxjerrë nga makina në flakë pa ndjenja përpara së ajo të shpërthente.

Policia është duke hetuar për shkaqet e ngjarjes.

Anderson, 22 vjeç, kishte kaluar natën në një klub nate, ndërkohë që aksidenti ka ndodhur rreth orës 7 të mëngjesit.

Mjeti, një Audi R8, ka përfunduar jashtë rruge dhe është përplasur shumë fortë me një mur.

Dy persona të tjerë që ishin në makinë, një burrë dhe një grua, kanë mbetur të plagosur.

Top Channel