United humbet miqësoren në Meksikë

31/07/2010 10:40

Manchester United është mundur me rezultatin 3-2 në stadiumin e ri të Guadalaharës nga meksikanët e Chivas, në një ndeshje miqësore në kuadër të turit amerikan.

Blerja e re e “djajëve të kuq”, Hernandez, që në 45 minutat e para luante me ish-shokët e skuadrës, shënoi golin e parë në minutën e ‘9.

Por dy minuta më vonë ka barazuar Smalling dhe në minutën e 38 meksikanët dyfishuan rezultatin me anë të Bautista.

Goli i tretë erdhi në minutën e ’59 me Reynoso, ndërkohë që 10 minuta para përfundimit Nani shkurtoi diferencën e golave, duke e mbyllur takimin në 3-2.

Top Channel