Rally, aksidentohet Miko Hirvonen

31/07/2010 13:05

Dita e parë e Cmimit të Madh të Finlandës në botërorin Rally është shoqëruar me aksidentin e një prej pretendentëve për të fituar këtë garë, Miko Hirvonen.

Piloti finlandez i “Ford”, gjatë zhvillimit të etapave të kësaj dite doli nga pista me makinën e tij, e cila u rrotullua disa herë.

Për fatin e mirë, Hirvonen dhe bashkëpunëtori i tij, Jarmo Lehtinen e kaluan pa pasoja këtë aksident.

Përsa i përket garës, kryesimin e saj në përfundim të ditës së parë e ka mërrë Jari Mati Latvala, i cili është i distancuar nga piloti i vendit të dytë Peter Solberg me gati 10 sekonda.

Vendi i tretë mbahet nga francezi Sebastian Ozhiè, i ndjekur nga bashkëkombasi i tij Sebastian Lëb, në të njëjtën kohë kampion i botës në fuqi.

Top Channel