Agjenti i Maicon: Reali gabohet për koston e lojtarit

30/07/2010 08:40

Kur dukej gjithcka e zgjidhur, Maicon rrezikon të qëndrojë tek skuadra e Interit pasi marrëveshja personale me Real Madrid nuk është arritur.

Edhe pse klubet e gjetën rrugën e dialogut, lojtari dhe shoqëria spanjolle nuk gjejnë një zgjidhje. “Nuk besoj se Reali mund të presë ende për të fituar, nuk besoj se Maicon mund të rrezikojë buxhetin e Realit”, shprehet agjenti i lojtarit, Caliendo.

“Nëse mendojnë se Maicon ka një kosto të ulët gabohen. Gjithmonë kanë shpenzuar miliona dhe ankohen për Maicon?”, shton agjenti, duke i hapur edhe derën Manchester City-t me këtë deklaratë. Sipas tij, tek Reali ka lojtarë që fitojnë 10-12 milionë në sezon.

“Ajo që më cudit është sjellja e Realit që nënvleftëson një kampion si Maicon. Manchester City është gjithmonë i interesuar por gjithësesi Real Madrid është përherë një hap para”, shton Caliendo.  

Top Channel