Dimitar Berbatov, zhduket vëllai prej një muaji

29/07/2010 17:25

Frikë në familjen e sulmuesit të Manchester United, Dimitar Berbatov për shkak të zhdukjes së vëllait të tij Asen prej rreth një muaji.

23 vjecari me vesin e alkoolit dhe drogës nuk është bërë i gjallë prej disa ditësh dhe frika më e madhe është se ndoshta e kanë rrëmbyer disa gangsterë, të cilët vitin e shkuar kërcënuan se do të rrëmbenin një anëtar të familjes Berbatov.

Sipas “The Sun”, Asen që ka hapur një dyqan veshjesh bashkë me bashkëshorten Mimi është zhytur në borxhe dhe tre muaj më parë shtëpia e tij u kontrollua nga policia pasi dyshonte në përfshirjen e tij në një mashtrim me kartat e kreditit.

Gjithësesi familja nuk ka bërë ende asnjë denoncim në polici dhe forcat e rendit nuk kanë nisur kërkimin. “E kam situatën nën kontroll dhe jam në pritje të zhvillimeve të reja”, ka deklaruar Dimitar nga SHBA ku ndodhet bashkë me skuadrën e tij.  

Top Channel