Raul firmos me Schalke 04

28/07/2010 12:55

Raul, ish-sulmuesi simbol i Real Madrid, ka firmosur kontratën e tij dyvjecare me ekipin gjerman Schalke 04.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Bundesligës. Raul do të prezantohet zyrtarisht më vonë gjatë ditës, për të marrë pjesë më pas në stërvitjen e parë me Schalke.

33 vjecari u nda i përlotur me tifozët spanjollë ditën e hënë. Ai luante me Real Madrid që prej vitit 1994.

Top Channel