Maradona nuk rizgjidhet si trajner i Argjentinës

28/07/2010 00:50

Ndryshe nga sa u përfol ditët e para pas eleminimit nga botërori i Afrikës së Jugut, Diego Maradona nuk është më trajner i kombëtares së Argjentinës.

Lajmi u publikua nga zëdhënësi i federatës së futbollit argjentinase i cili tha se vendimi u mor në unanimitet të plotë nga komiteti ekzekutiv i kësaj federate.

“Komiteti vendosi të mos rinovojë kontratën si trajner për Diego Maradonën”, deklaroi zëdhënësi Ernesto Bialo.

Ditën e martë kreu i AFA-s, Hulio Grandona informoi komiteti ekzekutiv mbi kushtet e reja të kontratës së Maradonës, i cili pretendonte qendrimin në stolin e “selecion” edhe pse skuadra e drejtuar prej tij u eleminua në çerekfinale nga Gjermania me humbjen e thellë 4-0.

Top Channel