Ecclestone kërkon largimin e skuadrave të dobëta

28/07/2010 17:05

Bosi i Formula 1, Bernie Ecclestone mund të shkurtojë numrin e skuadrave pjesëmarrëse në këtë sport edhe pse projektet në fillim të sezonit ishin për pjesëmarrjen e sa më shumë makinave.

“Nuk do cuditesha sikur një apo dy skuderi të mos e mbyllnin sezonin. Të gjithë ne duam 20 makina në startin e nisjes”, shprehet pronari i Formula 1. Sipas Ecclestone, në F1 janë disa skuadra që nuk duhet të ishin.

“Nuk është e vështirë të gjesh shënjestra sepse këtë vit kanë hyrë në garë Lotus, Hispania e Virgin. Lotus është një markë e cmuar dhe nuk dua ta humbas”, shton Ecclestone në një intervistë dhënë për “Daily Telegraph”.

Më tej ai shton se shqetësohet nga mungesa e konkurrencës tek disa skuadra pasi ka edhe një kosto të lartë për mbajtjen e tyre. “Nëse në një garë këto skuadra nuk paraqiten nuk mendoj se publiku do të pakësohej dhe shumë njerëz do të fiknin televizorin”, përfundon Ecclestone.  

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta