
Ndëshkohen rëndë pjesëtarët e kombëtares së Koresë së Veriut pas 3 humbjeve në Kupën e Botës ku regjimi vecon atë 7-0 ndaj Portugalisë.
“Cnderim publik për papërgjegjshmërinë e treguar dhe mosndjekjen e urdhërave të liderit Kim Jong-il”, shkruan gazeta koreano-jugore “Chosun Ilbo”, sipas së cilës, ish trajneri i kombëtares Kim Jong-hun është shkarkuar nga detyra dhe përjashtuar nga Partia Komuniste si dhe është dërguar të punojë në një firmë ndërtimi në Phenian.
Ndërkohë që e gjithë skuadra është detyruar të qëndrojë në këmbë gjatë gjithë datës 2 korrik në shkallët e Pallatit Popullor të Kulturës si dhe i është nënshtruar një kritike të rreptë ideologjike për rreth 6 orë. Të vetmit që i shpëtuan gjykimit ishin dy lojtarët e lindur në Japoni, An Yong-hak e Jong Tae-se.
Rreth 400 funksionarë, përfshirë edhe ministrin e Sportit, Pak Myong-chol si dhe shumë atletë, kanë marrë pjesë në kritikën publike, ndërsa prezantuesi i televizionit Ri Dong-kyu ka lexuar pikë për pikë të gjithë gabimet e lojtarëve. “Në fund të sesionit lojtarët kritikuan trajnerin”, thotë Radio Free Asia
Top Channel