Serie A, Roma kërkon kosovarin Behrami

27/07/2010 12:55

Roma kërkon të risjellë në kryeqytetin italian mesfushorin shqiptar të Zvicrës, Valon Behrami, i cili ka kaluar nga Lazio tek West Ham.

Lajmin e bën të ditur “Daily Mail”, sipas të cilës klubi verdhekuq mund t’iu ofrojë anglezëve brazilianin Doni ose sulmuesin Okaka.

Behrami mund të mbërrijë në Romë edhe me formulën e huazimit me opsionin e blerjes për sezonin e ardhshëm.

Por më parë shoqëria duhet të zgjidhë më parë cështjen e dhënies së lojtarit Baptista dhe kthimin nga Inter të Burdisso.

Top Channel