Reformë në Brazilin e Menezes

27/07/2010 15:25

Ende pa u ambientuar mirë me detyrën e re, trajneri i kombëtares braziliane, Mano Menezes ka publikuar listën e lojtarëve për miqësoren e 10 gushtit me SHBA.

Vetëm 4 futbollistë pjesë e kombëtares në Afrikën e Jugut, Robinho, Tiago Silva, Ramires dhe Dani Alves janë grumbulluar sërish nga trajneri Menezes, ndërkohë që pjesa tjetër janë të gjithë futbollistë të rinj.

Janë lënë jashtë listës për këtë miqësore, Kaka, Lucio, Maicon apo dhe Juan. Presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, Ricardo Teixeira, ka deklaruar se Menezes është personi i duhur që do të ringrejë kombëtaren për Botërorin 2014 që do të zhvillohet në Brazil.

Top Channel