Inter shet Maicon tek Real Madrid

27/07/2010 15:30

Jose Mourinho i jep formë Realit të tij. Klubi madrilen dhe Inter kanë arritur marrëveshjen për shitjen e Maicon për 28 milionë euro

Tashmë ka ngelur vetëm për t’u hedhur firma nga lojtari që do përfitojë 6 milionë në sezon për 4 vitet e ardhshme. Pas sulmuesit Mario Balotelli, Inter humbet një lojtar me shumë vlera pasi 28 vjecari brazilian konsiderohet si një nga mbrojtësit e krahut më të mirë në botë.

Me dy shitjet e fundit, Massimo Moratti mund të hyjë pa asnjë problem në merkato në mënyrë që të ndërtojë skuadrën e kërkuar nga Benitez.

Top Channel