Cantador fitues i Tur de France

27/07/2010 12:40

Mijëra tifozë kanë pritur në aeroportin e Madridit fituesin e turneut ciklistik Tur de France 2010, Alberto Contador.

Tifozët mbanin në duar pankarta me emrin e ciklistit dhe bluza me ngjyrë të verdhë që simbolizojnë fitoren e tij në turin francez.

Mes entuziazmit dhe brohoritjeve është pritur 3 herë fituesi i Tur de France edhe në vendlindjen e tij Pinto, qytet pranë Madridit.

Contador ia ka dedikuar këtë fitore miqve të tij, shokëve dhe njerëzve të qytetit, pa ndihmën e të cilëve nuk do të arrinte një sukses të tillë.

“Kam patur momente të vështira gjatë garës, por falë mbështetjes tuaj unë arrita të triumfoj për herë të tretë në këtë turne prestigjioz”, ka deklaruar Cantador.

Ciklisti 27 vjecar është pritur edhe nga kryeministri i vendit Zapatero, i cili e ka falenderuar për ngritjen e imazhit të Spanjës në botën e sportit, pas fitores se tij në Francë.

Top Channel