Raul largohet nga Reali mes lotëve

26/07/2010 15:30

“Reali i Madridit ka qënë si një shtëpi për mua dhe që nga sot fillon misioni i vështirë për të qënë i lumtur ashtu sic kam qënë këtu”.

Ka përdorur këtë fjali dhe lotët ish sulmuesi i skuadrës “Merengues”, Raul Gonzalez Blanco për të përshëndetur fansat dhe drejtuesit e klubit në ditën e largimit për tek skuadra gjermane e Schalke 04.

Raul është një legjendë e vërtetë për klubin madrilen me 741 ndeshje dhe 323 gola të shënuar në të gjithë karrierën. Pasi lexoi fjalët, Raul zbriti në fushë duke shpërthyer në lot ku dhjetra fansa e prisnin për t’i dhënë lamtumirën.

Top Channel