Ferrari, Domenicali përgëzon stafin

26/07/2010 20:05

Në kulmin e kritikave ndaj Ferrarit për komunikimin në radio me pilotin Massa që mendohet se ndikoi në hapjen e rrugës për spanjollin Alonso, reagon edhe drejtori i skuadrës italiane, Stefano Domenicali.

Një ditë pas fitores së dyfishtë në Hockenheim të Gjermanisë, ai falënderoi gjithë skuderinë.

“Prej kohësh meritonim gëzim dhe dje erdhi. Ishit shumë të zotët dhe reaguat për të përmirësuar makinën dhe për ta bërë kompetitive në nivele maksimale. Duhet të ecim në këtë rrugë”, shkruan Domenicali. Ferrari u gjobit me 100 mijë euro nga FIA për parakalimin e dyshimtë të spanjollit Alonso.

Top Channel