Balotelli te Manchester City

26/07/2010 13:55

Mario Balotelli ka arritur marrëveshjen me Manchester City dhe shumë shpejt do të jetë në dispozicion të Roberto Mancinit.

SuperMario do të fitojë 3.8 milionë euro në sezon për 5 vite dhe për Inter do të shkojnë 35 milionë bonus.

Për zyrtarizimin e kontratës duhen vetëm detajet e fundit. Balotelli, përpara se të niset ka takuar miqtë më të shtrenjtë në një lokal në Milano, ku është mbajtur një feste lamtumire për të.

Inter dhe Manchester City sot ose nesër do të nënshkruajnë transferimin e talentit të ri në Angli.

Top Channel