Guti: Lamtumirë Real

25/07/2010 18:15

Pas 25 vjetësh karrierë dhe jetë me skuadrën e Realit të Madridit, mesfushori Guti vendos të largohet nga skuadra “merengues”.

“Largohem me bindjen se familja e Realit do të më dojë ende, dhe kjo është më e rëndësishmja”, deklaroi lojtari në konferencën e tij të fundit për shtyp nga Bernabeu.

Guti nuk përcaktoi destinacionin e tij, por la të kuptohej se ai mund të Supeliga turke, ku e pret Beshiktashi i trajnerit Bernd Shuster, ish-trajner i Real Madrid dhe adhurues i lojës së Gutit.

“Kam marrë një ofertë interesante nga Beshiktashi, por ende nuk kam vendosur gjë”, përfundoi 33 vjeçari.

Tashmë ish-mesfushori madrilen, ka sigluar plot 5 kampionate dhe 2 Liga Kampionesh me fanellën e Realit.

Top Channel