Formula 1, zgjohet Ferrari, dominon Hokenheimin

25/07/2010 15:40

Rikthehet Ferrari në Formula 1. Kokëkuqja vendos diktatin në garën për çmimmin e madh të Gjermanisë duke zënë vendin e parë me Alonson dhe të dytin me Masan.

Vendi i parë u përcaktua në xhiron e 49-të të garës kur Felipe Masa, që ishte në krye, i hapi rrugën Alonsos pas një vendimi skuadre. Podiumi plotësohet me Vetel me Red Bull, i cili edhe pse u nis i pari në këtë garë nuk përballoi dot furinë e pilotëve të Ferrarit, që duhet thënë zhvilluan një garë mjaft të mirë. Vendi i katërt shkoi për kryesuesin e tabelës së klasifikimit për pilotë, Luis Hamilton me Meklaren dhe i pesti për shokun e tij të skuadrës, Xhenson Baton.

Kjo është fitorja e dytë e Ferrarit në këtë botëror. E para u regjistrua në garën e Australisë, gara hapëse e këtij kampionati.

Pas kësaj gare, klasifikimi për pilotë udhëhiqet nga Hamilton me 157 pikë i ndjekur nga Baton me 143. Vendi i 3 dhe i katërt mbahet nga pilotët e Red Bull, Veber e Vetel me nga 136 pikë. Për konstruktorë Meklaren Mercedes udhëheq bindshëm kampionatin me 300 pikë e ndjekur nga Red Bull me 272 dhe Ferrari 208.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA