“Luftë’ në Rrëshen, vdes 26 vjeçari

25/07/2010 10:40

Konflikti mes dy grupeve të rinjsh në qytetin e Rrëshenit, para komisariatit të policisë, ka përfunduar me viktima.

Një 26 vjecar ka mbetur i vdekur në vend, pas një lufte te vërtetë. Ngjarja e rëndë ka nodhur dje në orën 21:00, pas përplasjes së dy grupeve, të cilët pasi kanë nisur sherrin, janë zhvendosur para komisariatit të policisë Rrëshen. Ndërsa të shtenat me armë kanë vënë në panik qytetarët, policia e këtij rrethi ka ndërhyrë ku fillimisht gjeti viktimën Luan Gjoka.

Burime zyrtare të policisë së Mirditës bëjnë të ditur se janë shoqëruar në komisarit 15 veta, të cilët dyshohen të kenë dijeni mbi ngjarjen, ndërsa ka zbuluar identitetin e autorit të vrasjes, i cili është Sokol Shutani, po nga Rrësheni. Të njëtat burime shprehen se shkak i krimit ka qenë një konflik mes të rinjsh për një femër.

Errësira ka bërë që autori i krimit të mos kapet, ndërsa është kryer rrethimi i gjithë qytetit me forca policie dhe të gjithë asket rrugore që e lidhin me qytetin e Rrëshenit po mbahen nën kontroll nga ana e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA