Vidiç edhe 2 vjet tek Mançester Junajted

24/07/2010 01:20

Mançester Junajted zgjat edhe me dy vite të tjera kontratën e mbrojtësit serb Nemanja Vidiç.

Lajmi njoftohet në faqen zyrtare të internetit të klubit anglez, ku nuk jepen detaje mbi rinovimin e kontratës apo klauzolat e reja në të. Vetë mbrojtësi serb pritet të firmosë kontratën e re pas përfundimit të pushimeve, në ditët e para të muajit gusht.

Ndërkohë, zgjatja e kontratës i jep fund zërave për një largim të Vidiç drejt Realit të Madridit, ku trajneri Murinjo e kërkonte me ngulm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA