Pezullohen lojtarët e kombëtares franceze

24/07/2010 01:00

Trajneri i ri i kombëtares franceze, Lorent Blank i ka pezulluar për një ndeshje të gjithë lojtarët pjesëmarrës në dështimin e përfaqësueses së “gjelave” në Botërorin Afrika e Jugut 2010.

Ideja e tekniku francez është pranuar edhe nga drejtuesit e federatës së futbollit të cilët i kanë dhënë mbështetje të plotë.

23 futbollistët ishin protagonistët e një revolte kundër trajnerit të asokohe, Rajmond Domenek, duke bllokuar seancën stërvitorë në Afrikë në mbështetje me Nikolas Anelka i përjashtuar pas polemikave me trajnerin.

Kështu, trajneri i ri Blank ka vendosur të mos lëshojë pe, duke i lënë ata jashtë miqësores Norvegji-Francë që do të zhvillohet me 11 gusht.

Ndeshja e parë zyrtare e përfaqësueses franceze nën drejtimin e Lorent Blank do të jetë ajo me Bjellorusinë e vlefshme për eleminatoret e Euro 2012.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA