F1, Vettel në Pole Position

24/07/2010 15:15

Pole Position për Sebastian Vettel me Red Bull në provat zyrtare për Cmimin e Madh të Gjermanisë në Formula 1.Në vend të dytë u rendit Fernando Alonso me Ferrari i ndjekur nga shoku i tij skuadrës Felipe Massa.

Ndryshe nga provat  tjera e ka pasur shumë të vështirë Vettel në këto prova të garës së shtëpisë së tij për të mposhtur pilotin  spanjoll të Ferrarit Fernando Alonso që ka kryesuar të dy minisesionet e para. Në minisesionin e tretë kanë qenë vetëm 2 të mijtat që kanë ndarë Pole Position ne favor të gjermanit të skuadrës Red Bull, ndërkohë që Fernando Alonso u rendit në vendin e dytë. Në linjën tjetër të nisjes do të jetë sërish një kombinim Ferrari-Red Bull, Felipe Masa u rendit në vendin e tretë në këto prova, për t’i lënë vendin e katërt australianit Marc Webber.

Ish-kampioni i botës, Michael Schumacher nuk arriti të jetë në 10-teshën e parë duke mos bërë sërish paraqitjen e shumëpritur.
 
Gara për Cmimin e Madh të Gjermanisë do të zhvillohet të dielën në orën 14:00 dhe si gjithnjë evenimenti sportiv do të transmetohet drejtpërdrejt në Top Channel.

Top Channel