UEFA përjashton Majorkën

23/07/2010 02:00

UEFA ka përjashtuar nga gara për Europa Ligë skuadrën spanjolle të Majorkës edhe pse kjo e fundit zuri vendin e pestë në kampionatin vendas.

Lajmi publikohet në faqen zyrtare të internetit të klubit spanjoll, ku sqarohet se UEFA nuk ka vendosur Majorkën në listën e skuadrave që do të luftojnë për trofeun dytësor kontinental. Zyrtarët e skuadrës spanjolle shtojnë gjithashtu se do të apelojnë vendimin e UEFA-s.

Ndërkaq vetë organizata e futbollit europian nuk sqaron se përse Majorka është lënë jashtë listës së skuadrave pjesëmarrëse duke u mjaftuar me deklaratën, “RCD Majorka nuk plotëson kriteret e nevojshme për të marrë pjesë në kompeticionet europiane 2010/2011”.

Megjithë pamjaftueshmërinë e sqarimit të UEFA-s mediat spanjolle shkruajnë se Majorka nuk u përfshi në listën e skuadrave konkurente për Europa Ligë për shkak të gjendjes së vështirë financiare që po kalon shoqëria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA