Ribery: Nuk kam frikë për karrierën time

23/07/2010 15:00

“Nuk kam frike për të ardhmen time dhe për karrierën time dhe besoj se do të mund të fitoj besimin tek njerëzit”.

Kështu ka deklaruar mesfushori francez i Bayern, Frank Ribery, në një intervistë për prestigjozen gjermane “Bild”.

Lojtari ndodhet në mes të një skandali seksual, për të cilin po hetohet nga prokuroria franceze pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie me një prostitutë nën moshën 18 vjec.

“Me dashje nuk kam bërë asnjë gabim. Presioni ndaj meje është i madh, por objektivi im është të luaj një sezon të madh me Bayern dhe të triumfoj në Champions League”, është shprehur Ribery.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA