Maradona: Të hënën rikonfirmimi

23/07/2010 22:35

Trajneri i Argjentinës, Diego Armando Maradona nga Karakasi ku u takua me mikun e tij, presidentin venezuelian, Hugo Çavez shprehet se detajet për kontratën e re të ofruar nga federata futbollit argjentinase do të diskutohen ditën e hënë.

“Do të përcaktohet gjithçka ditën e hënë, kur të kthehem në Buenos Aires”, shprehet Maradona për gazetarët.

Nëse gjithçka do të zhvillohet sipas parashikimeve, pas marrjes së “bekimit” prej kreut të AFA-s, Hulio Grandonas, Maradona do të ketë mundësi të hakmerret për humbjen e nëntorit të kaluar me rezultatin 2-1 ndaj tashmë kampionëve të Botës, Spanjës teksa do të zhvillojnë një ndeshje miqësore më 7 shtator.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA