Maicon: Dua të luaj tek Real Madrid

23/07/2010 15:05

Maicon dëshiron të shkojë të luaj tek Real Madrid. Lojtari i Inter e ka bërë të ditur synimin e tij në një intervistë për Radio Globo.

“E kam pasur Mourinho-n trajner dhe ideja për të punuar sërish me të më pëlqen”, ka deklaruar braziliani.

Megjithatë, ai ka pranuar se transferimi i tij është një operacion delikat, me të cilin po merret agjenti i tij.

Më tej Maicon ka lavdëruar Inter-in. “Falë klubit zikaltër kam bërë emër në futboll. Nëse do të largohem, do të iki me kokën lartë”, është shprehur ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA