Huntelaar në orbitën e Liverpool

23/07/2010 15:10

Klaas Jan Huntelaar i ka bërë gati valixhet prej kohësh dhe tashmë ka një pistë të qartë për të ardhmen e tij.

Liverpool është në orbitën e sulmuesit të Milanit dhe do të derdhë 17.5 milionë euro per ta marrë në “Anfield Road”. Nëse arrihet marrëveshja me Milanin, do të nisin bisedimet me sulmuesin për ta bindur ta ulë rrogën deri në 2 milionë stërlina në sezon.

Lojtari i ka refuzuar ofertat nga Tottenham e Fenerbahce por Liverpool është një skuadër me më shumë prestigj. Afrimi i holandezit mund të largojë spanjollin Torres që kërkohet nga shumë klube të mëdha europiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA