Futboll, Liverpool zbret në Shkup

23/07/2010 14:55

Klubi i famshëm anglez i futbollit, Liverpool mbërrin të enjten e ardhshme në Shkup, ku do të luajë perballe një ekipi vendas per Europa League.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat maqedonase, sipas të cilave në stadiumin “Filipi i Dytë”, “të kuqtë” do të luajnë kundër ekipit të Rabotnickit.

Trajneri i ekipit prestigjoz, Roy Johnson ka afat edhe ditën e sotme për të përfunduar transfertat e lojtarëve, me qëllim që futbollistët e rinj të jenë të pranishëm në ndeshjen që do të luhet në Shkup, më 29 korrik.

Top Channel