Brazil, Muricy Ramalho ulet në stol

23/07/2010 17:25

54 vjecari Muricy Ramalho është zgjedhur në krye të stolit të Brazilit, duke lënë pas Loenardon, i cili mendohej se do të pasonte të shkarkuarin Dunga.

Ish asistenti i Tele Santanas do marrë drejtimin e kombëtares Selecao pasi ka eksperiencë edhe me San Paolon me të cilën ka fituar tre tituj kampionë, 2006, 2007 dhe 2008.

Vitin e shkuar ai u shkarkua nga skuadra e Palmeiras. Këtë vit ai ishte trajner i Fluminense, kryesuesja aktuale e kampionatit “Brasilerao”.

Top Channel