Angli, Capello kritikohet sërish

23/07/2010 16:25

Tekniku i kombëtares së Anglisë, Fabio Capello bie sërish në vorbullën e kritikave të mediave.

Pas dështimit në Botëror, trajneri nga Friulli duhet të përballojë një tjetër sulm. Ai nuk ka marrë pjesë në europianin U-19 në ndeshjen mes Francës dhe Anglisë për të luajtur golf dhe kjo ka ngjallur zemërimin e të gjithëve.

Capello po merr pjesë në një turne bamirësie të organizuar nga vetë ai për projektin e “Seve Ballesteros Cancer Foundation” që do të mbyllet të dielën në mbremje.

“Daily Mirror” bën me dije se tekniku i ka premtuar federatës së do t’i ndjekë me DVD ndeshjet e të rinjve anglezë të drejtuar nga Noel Blake.

Top Channel