Mancini: Balotelli? Shumë i shtrenjtë

22/07/2010 15:25

Roberto Mancini nuk arrin të bashkojë me skuadrën e Manchester City sulmuesin italian Mario Balotelli të cilin e kërkon prej kohësh.

Edhe pse dukej shumë afër klubit “Citizens”, sheikët arabë bëjnë një hap pas për shkak të cmimit të “kripur” që Moratti ka vendosur për lojtarin me ngjyrë.

“Inter kërkon një mal me para për Mario Balotelli dhe ne preferojmë të presim. Jemi të interesuar për lojtarë si ai apo Milner por kur interesohemi ne cmimet shkojnë në qiell”, thekson Mancini. Gjatë një deklarate shtypi nga New York ku ndodhet bashkë me skuadrën, Mancini shfryu duke thënë se nuk do presë asnjëherë deri në pafundësi sepse ka objektiva të tjera. “Mario nuk është një djalë i vështirë por Inter kërkon shumë dhe mendon se ne do presim përgjithmonë për ta blerë. Ne nuk do ta presim shumë sepse kemi shumë objektiva të tjerë”, thekson Mancio.

Për të dytën verë rrsht, skuadra nga “Eastlands” do shpenzojë më shumë se 100 milionë euro për të forcuar skuadrën. “Kam shumë besim sepse këtë vit është skuadra ime. Nëse punojmë bashkë nuk mendoj se do ketë probleme, madje edhe nëse nuk vijnë emra të rinj”, përfundon tekniku italian.  

Top Channel