Juventus, Diego tek Hamburg për Dzeko-n

22/07/2010 21:15

Edin Dzeko ndodhet shumë pranë Juventusit pasi klubi bardhezi është bindur të derdhë 35 mmilionë euro në arkën e Wolfsburg për ta transferuar në Torino.

Pjesa më e madhe e të ardhurave mendohet të fitohen nga shitja e brazilianit Diego tek Hamburgu. Vendimi është marrë pas një takimi mes presidentit të shoqërisë, Agnelli dhe trajnerit e drejtrorit sportiv.

Por nëse boshnjaku vjen në Itali, kush do të largohet nga sulmi i mbipopulluar? Trezeguet, Iaquinta, Amauri e Del Piero nuk mund të bashkëjetojnë që të katërt, prandaj njëri prej tyre do largohet. Pista më e mundshme është lamtumira e francezit edhe pse ende nuk është marrë asnjë vendim.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA