“Forbes”: Manchester United, klubi më i pasur

22/07/2010 11:40

Revista “Forbes” vlerëson se klubi anglez i futbollit “Manchester United” është emri më i vlefshëm nga pikëpamja financiare në botën e sportit.Po ashtu edhe kampioni i golfit, Tiger Woods është sportisti më i pasur, sipas kësaj reviste.

“Forbes” thotë se vlera e klubit anglez shkon në 1.84 miliardë dollarë. Në vendin e dytë renditet ekipi “Dallas Cowboys” që luan në kampionatin e futbollit amerikan.

Vlera e ekipit amerikan është 1.65 miliardë dollarë.

Në mesin e dhjetë ekipeve me vlerën më të lartë financiare hyjnë dhe Arsenali e Real i Madridit. Pjesa më e madhe në dhjetëshen e parë të ekipeve përbëhet nga ekipet amerikane të futbollit e basketbollit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA