Cole: Ja pse zgjodha Liverpool

22/07/2010 20:00

Joe Cole ka lënë skuadrën e Chelsea ku u rrit si lojtar dhe tashmë kthen sytë nga Liverpool ku mund ta mbyllë karrierën.

7 vitet e kaluara tek blutë e Londrës kanë qënë magjike për Cole, i cili ka vuajtur vetëm gjatë dy viteve të fundit për shkak të dëmtimeve. “Nuk ishte një zgjedhje e menduar sepse nuk mora parasysh anën ekonomike por kam zgjedhur në terma futbollistikë”, shprehet mesfushori gjatë prezantimit në “Anfield Road”.

Më tej, 28 vjecari detajon disa nga arsyet e firmës me Liverpool. “Fillimisht janë tifozët pasi ende e kujtoj ndeshjen këtu në vitin 2005 për gjysmëfinalen e Champions League. Më pas për lojtarët, Gerrard mbi të gjithë. Vitin e shkuar dolën të shtatët në kampionat por stolin e kanë në nivel botëror. Në fund mund të them se erdha edhe për Roy Hodgson që është njeriu i duhur për të ndryshuar atmosferën”, përfundon Cole.

Top Channel