Talenti shqiptar “cmend” Palermon

21/07/2010 15:40

Talenti shqiptar nga Maqedonia, Pajtim Kasami po bën bujë me transferimin e tij tek skuadra e Palermos.

Me pasaportë zviceriane, lojtari 18 vjecar me kombësi shqiptare cilësohet si e ardhmja e skuadrës siciliane, duke u krahasuar madje edhe me argjentinasin Pastore e danezin Kjaer.

“Nëse Kasami është këtu, i detyrohem shumë drejtorit sportiv që e hoqi nga gjurmët e Lazio-s”, shprehet presidenti Zamparini. Mesfushori i shpresave të Zvicrës ka pasur një eksperiencë me të rinjtë e Liverpool dhe zvicerianët e Bellinzona.

Deri tani ai ka shënuar 5 gola në dy miqësoret me Palermon, duke premtuar se do mbushë vendin e lënë bosh nga uruguajani Cavani.  

Top Channel