Maicon, Reali lëshon ultimatum

21/07/2010 15:15

Inter ka në dispozicion një javë për të vendosur nëse do ta shesë ose jo Maicon dhe më pas Real Madrid do ta mbyllë derën për mbrojtësin brazilian.

Ultimatumi është dhënë nga Florentino Perez që nuk ka ndërmend të bëjë marrëzira për të blerë mbrojtësin e majtë më të fortë në botë. Skuadra “Merengues” ka bërë ofertën e fundit që është 22 milionë euro dhe vendimi duhet të merret brenda 7 ditësh.

Nga ana tjetër, Massimo Moratti nuk është i gatshëm të hyjë në bisdime me këtë shifër pasi kërkesat e tyre janë për 35 milionë. Ndërkohë, agjenti i lojtarit Antonio Caliendo deklaron se Maicon do qëndrojë në Milano.

“Kemi një kontratë me Interin dhe ky është realiteti. Gjithsesi duhet të presim rikthimin e lojtarit nga pushimet për të qartësuar situatën”, thekson ai.  

Top Channel