Lazio, tragjedi në familjen e Barreto-s

21/07/2010 20:15

Tragjedi në familjen e sulmuesit 18 vjecar të skuadrës së Lazio-s Gonzalo Barreto.

E ëma e lojtarit uruguajan është ekzekutuar nga personi me të cilin bashkëjetonte. 47 vjecarja Yanela Mastropiero u vra në shtëpinë e saj nga 49 vjecari Ruben Pereira, i cili më pas u vetëvra duke u varur në një shkallë afër trupit të viktimës.

Drama ndodhi në qytezën Treinta y Tres, 286 km larg kryeqytetit Montevideo. “Ishte një tragjedi pasioni”, thekson policia pa dhënë detaje më të hollësishme për krimin.

Top Channel