Drejtimi i kombëtares, pritet firma e Maradona-s

21/07/2010 12:10

Të hënën pritet që Maradona të firmosë kontratën që e vendos atë sërish në krye të kombëtarës argjentinase të futbollit.

I madhi Maradona duket se ka kontaktuar me presidentin e Federatës, Julio Grondona dhe ka rënë dakord për takimin ditën e hënë.

Duket se pikërisht nga ky takim, Maradona mund të firmosë kontratën për të qenë trajner i kombëtarës deri në fund të Botërorit 2014.

Top Channel