Drama shqipe, cmim në Gjermani

21/07/2010 19:05

Pas 18 vjetësh  përpjekje qe drama shqipe të bëhej pjesëmarrëse në një prej bienaleve më të rëndësishme në botë, sic është ajo e Bonit, “Allegretto Albania” me në fund përfaqëson Teatrin Kombetar dhe Shqipërinë në Wisbaden-festival, ish- Bienalja e Bonit, në Gjermani.

Drama e shkruar nga Stefan Capaliku, fituese e  konkursit kombetar te drames shqipe ne 2007-en dhe me regji te Altin Bashes, u perzgjodh nga grupi i selektoreve te festivalit per vlerat e saj autentike dhe qe ishte e pashfaqur ne festivale e tjera.

“Allegretto Albania” solli para publikut dhe kritikes gjermane një tematikë të prekshme të realitetit shqiptar.Me skenografi dhe kostumografi te Iliriana Loxhës, komedia serioze, siç jemi mesuar ta quajme, percjell historinë e një familjeje të ngujuar për arsye gjakmarrjeje. Një kryefamiljar i ngujuar me familjen për shkak të një krimi që nuk e ka kryer vetë, por qe eshtei detyruar të përgjigjet në bazë të ligjeve të Kanunit. Shfaqja i ngjan një procesi diagnostikimi mjekësor, nepermjet se cilit  zbërthehen karakteret e njerëzve që nuk e kanë zgjedhur fatin e tyre.

Ndërkohë qe të gjitha situatat ne komedi ndodhin pikërisht në kulmin e stinës koncertore te njohur ne Shqiperi nen okelion “Allegretto Albania”. Duke ia dale mbane te jetë pjesë e bienales me famë ndërkombëtare, në të cilën shprehen tendencat e sotme të dramaturgjisë dhe të gjitha elementeve të tjera të teatrit, “Allegretto Albania” me intepretimin e aktoreve  Mirush Kabashi, Olta Daku, Vasian Lami, Ahmet Pasha, Gazmend Paja, Xhejni Fama, Klea Rondo u vleresua mes 24  trupave konkurrente si me e mira, duke rrembyer ne kete menyre edhe Cmimin e Kritikes.

Tek Çapaliku kemi gjetjen, lojen për të qenë bindës dhe për të dhënë një mesazh, një moral, një katarsis. Komikja përballë pasojës, jo krimit, por fateve që e vuajnë, të shumtën e rasteve padrejtësisht, dënimin që vjen nga një kanun i stërlashtë me nenet dhe paragrafët mesjetarë. Publiku gjerman pa nje realizim skenik jo të zakonshëm, përmasat e të cilit e kane tejkaluar zhvillimin teatror mbareshqiptar.

Top Channel