Champions League, 2 arbitra shtesë në fushë

21/07/2010 19:45

Ndeshjet e ardhshme të Champions League do të drejtohen nga dy asistentë më shumë.

“International Football Association Board” i ka ndezur dritën jeshile aplikimit të dy arbitrave shtesë për të ruajtur vijën fatale dhe zonën e rreptësisë, projekt që u aplikua sezonin e shkuar në Europa League. Ky rregull do aplikohet edhe në Superkupën Europiane.

Në bazë të kritereve të vendosura nga kjo shoqatë, rregulli i ri do aplikohet edhe për Kupën e Konfederatave të Azisë, Federata Braziliane për kampionatin e femrave Baiano, Federata Meksikane për Clausura, Federata Franceze për Kupën e Ligës, UEFA për Champions League dhe Europa League dhe Superkupën Europiane.

Ndërkohë, përsa i përket teknologjisë në fushë, ende nuk është bërë asnjë hap para.   

Top Channel