Totti: Kam menduar të tërhiqem

20/07/2010 13:10

Francesco Totti ka konfirmuar zërat se ka menduar të tërhiqet nga bota e futbollit në fund të sezonit të kaluar.

Kapiteni i Romës ka deklaruar se ky mendim i erdhi pas polemikave të krijuara pas goditjes me shkelmë të lojtarit me ngjyrë Balotelli, gjatë një ndeshjeje.

“Ishte një moment kur mendova të hiqja dorë për shkak të asaj që kishte ndodhur. Por në fund fola me persona të rëndësishëm që më bënë të ndryshoj mendje, sepse kur ka pasion është e vështirë të ndjekësh rrugë të tjera”, është shprehur Totti.

Top Channel