Tirana në kor: Nuk e kemi trukuar ndeshjen

20/07/2010 20:25

Fjalët e shumta dhe hijet mbi Klubin Tirana për trukimin e ndeshjes së parë të kupës Europa League ndaj Utrehtit të Holandës, ka detyruar dhe drejtuesit e kësaj skuadre sëbashku me një pjesë përfaqësuese të lojtarëve, të zhvillojnë një analizë rreth atyre cka janë përfolur në lidhje me këtë ndeshje.

Të pranishëm në analizën e zhvilluar në zyrat qëndrore të Klubit Tirana kanë qenë trajneri Starova, donatori Halili dhe rreth 7 lojtarë kryesorë sëbashku me shefin e klubit Rauf Dimraj, i cili ka hedhur poshtë gjithcka është thënë deri më tani për trukimin e ndeshjes, duke e kthyer në një komedi gjendjen të një ndër skuadrat më të mëdha të vendit.

Tirana do të zhvillojë ditën e enjte ndeshjen e kthimit me Utrehtin në “Qemal Stafa”, por me shumë pak shpresa për kualifikim të mëtejshëm duke pasur parasysh humbjen e thellë 4-0 në ndeshjen e parë. Ky është raundi i dytë eliminator për skuadrën e Tiranës e cila në ndeshjen e parë arriti të kualifikohet me skuadrën hungareze Zalaegerseki pasi fitoi në ndeshjen e kthimit 1-0.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA