Skandali, Benzema dhe Ribery, në hetuesi

20/07/2010 12:45

Janë në hetuesi në Paris dhe po merren në pyetje në lidhje me prostitucionin minoren.

Bëhet fjalë për dy futbollistët francezë Karim Benzema e Franck Ribéry. Lajmin e bën të ditur radio RTL, duke cituar burime pranë hetuesisë.

Të dy futbollistët janë të akuzuar se kanë kryer raporte seksuale me një vajzë të re minorene, por e kanë mohuar se ishin në dijeni të moshës së saj reale.Ndërkohë për policinë ajo ka thënë se e ka deklaruar moshën e saj reale.

Skandali shpërtheu tre muaj më parë dhe u përfshi edhe një futbollist tjetër i kombëtares franceze. Nëse shpallen fajtorë Benzema dhe Ribery rrezikojnë një dënim deri në 3 vjet dhe 45 mijë euro gjobë.

Top Channel