Peshëngritësit tek ministri, kundër federatës

20/07/2010 20:15

Pas nje periudhe të gjatë qetësie, rikthehen problemet e federatave të sporteve.

Peshngritës, trajnerë e drejtues të Federatës së Peshngritjes, kanë zhvilluar një takim me ministrin e Sporteve, Ferdinand Xhaferraj, për t’i kërkuar një zgjidhje për problemet e tyre të brendshme. Janë një pjesë e sportistëve elitarë dhe të përfaqësueses së Shqipërisë që kërkojnë largimin e presidentit aktual të kësaj federate, Esat Ademi.

“Sapo dolem nga takimi me ministrin per problemet me presidentin e Federates se Peshengritjes. Nuk e ka bere punen qe i takon dhe nuk ka sponsorizuar per federaten. Do vazhdojme te gjitha llojet e protestave te mundshme”, tha peshengritesi Erkand Qerimaj.

Në muajin shtator do të zhvillohet dhe Kampionati Botëror i Peshëngritjes në Antalia të Turqisë me moton, “Hapi i parë drejt Londrës”, duke iu referuar Lojrave Olimpike Londër 2012. Peshngritja është ndër të paktat sporte në vendin tonë që arrin të sigurojë falë rezultateve kualifikim për në olimpiadë, ndryshe nga sportet e tjera që marrin pjesë me ftesë.

Top Channel