Dinamo eliminohet

20/07/2010 22:50

Shumë raste të humbura dhe vetëm 1 gol i shënuar. Kjo fitore minimale përballë moldavëve të Sherif nuk i ka mjaftuar Dinamos të kualifikohet në raundin e tretë të Ligës së Kampioneve.

Skuadra dinamovite që vinte pas humbjes 3-1 në ndeshjen e parë, e nisi në sulm ndeshjen në kërkim të golit të parë. Blutë e drejtuar nga argjentinasi Blanko kaluan në avantazh në minutën e 18, me autor Emiliano Vilan, gol ky që rriti shpresat e dinamovitëve për kualifikim.

Por rastet e krijuara gjatë kësaj pjesë në portën e kundërshtarëve nuk u finalizuan më gol nga futbollistët e Dinamos, duke bërë që pjesa e parë të përfundojë me këtë rezultat.

Edhe në të dytën ishte Dinamo ajo që mori sërish iniciativën për të sulmuar dhe rrezikuar, ndërsa moldavët kërkonin të ruanin këtë rezultat dhe synonin ndëshkimin me kundërsulme të shpejta. Edhe në këtë pjesë, sulmuesit dinamovit, u treguan të paqartë përpara portës kundërshtare, duke bërë që kualfikimi të mbetej thjesht një ëndërr.

Pas Dinamos do t’i takojë Besës dhe Tiranës për të zhvilluar ndeshjet e tyre të kthimit respektivisht kundër Olimpiakos dhe Utreht në Europa Ligë. Por për të dyja skuadrat, këto takime do të jenë thjesht një formalitet pasi në ndeshjet e para ato u mundën me rezultatet e thella 0-5 dhe 0-4.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA