Vidic kërkon Real Madrid

19/07/2010 09:55

Nemanja Vidic kërkon të largohet nga Manchester United për t’u bashkuar me Real Madrid.

Mbrojtësi serb ka deklaruar hapur se ëndrra e tij tashmë është Spanja. Operacioni për transferimin e ballkanasit në “Bernabeu” mund t’i kushtojë plot 21 milionë euro presidentit Florentino Perez.

Jo keq për skuadrën angleze që në vitin 2006 e bleu për 10 milionë. Largimi i Vidic do krijonte një vrimë të madhe në qëndrën e mbrojtjes të Man. Utd pasi edhe mbrojtësi Rio Ferdinand po kalon një periudhë jo të mirë.   

Top Channel