Vettel “kënaq” tifozët në Gjermani

19/07/2010 12:30

Sebastian Vettel ka bërë show në rrugët e qytetit gjerman Hofenheim me makinën e tij Red Bull përpara mijëra tifozëve vendas.

“Eshtë shumë bukur kur sheh kaq shumë njerëz që të mbështesin, ty dhe skuadrën tende”, ka deklaruar Vettel. Mendoj se kjo është një ditë e madhe edhe për qytetin e Hofenheim-it, që nuk besoj se ka parë një ditë më të zhurmshme dhe për më shumë një ditë më të bukur sesa kjo”, ka përfunduar piloti i Red Bull.

Sebastian Vettel aktualisht ndodhet në vendin e 4-t në renditjen e pilotëve dhe vazhdon të jetë në garë për titullin kampion bote në Formula 1.

Top Channel