Tirana, kaosi vazhdon

19/07/2010 20:25

U duk se kriza “Tirana” po shkonte drejt normalizimit, por humbja e thellë 4-0 ndaj Utreht ka kthyer sërish debatet dhe polemikat në klubin kryeqytetas.

I zhëgnjyer për lojën e të tijve në Holandë, trajneri Starova akuzoi pa përmendur emra në një të përditshme sportive disa lojtarë, se kanë lidhje me kompanitë e basteve dhe kanë trukuar ndeshjen.

Akuzat e Starovës kanë forcuar zërat që përfliten shpesh për futbollin shqiptar dhe përfaqësimin e tij në kupat e Europës.

Por në ndryshim nga trajneri, shefi i klubit të Tiranës, Rauf Dimraj, ka deklaruar se nuk ka patur asnjë informacion të tillë dhe ka bërë fajtor trajnerin për këto deklarata jo institucionale.

“Unë them se në momentin kur të detajohen gjërat do të dimë të pozicionohemi. Nuk kemi prova në këtë drejtim dhe nëse Starova do të kishte emra konkretë, do t’i kishte publikuar. Nuk është kompetencë e trajnerit të bëjë komunikime të tilla”, ka deklaruar Dimiraj.

Shefi Dimraj ka shtuar se do të bëhet një mbledhje e drejtuesve të klubit dhe do të analizohen në detaje të gjitha deklaratat për të nxjerrë më pas në dritë nëse është shitur ose jo ndeshja me holandezët e Utreht.

Top Channel